Këngëtari simpatik Ermal Fejzullahu, i cili është bërë shumë shpesh pjesë e kronikave rozë në mediat shqiptare, ka pranuar se ka blerë një shtëpi të tijën me një vlerë prej 300 mijë eurosh.

Gjatë një emisioni televiziv tepër popullor në Kosovë, ai ka preferuar ta bëjë publike shtëpinë e tij, të cilën duket se e ka me shumë merak.