Është hedhur shorti për fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve në Nyon të Zvicrës, me Barcelona vs Manchester United si ndeshja kryesore.

Ajaxi do të përballët me Juventusin, derisa Tottenhami do të luajë kundër Manchester Cityt, raporton Gazeta Express.

Pa dyshim, dueli kryesor në këtë fazë do të jetë Barcelona kundër Manchester Unitedit.

Ndërsa, gjiganti tjetër anglez, finalisti i vitit të kaluar, Liverpooli, do të ndeshet me Porton. /Gazeta Express/