Të hënën, Shkëndija e Tetovës do të bëjë prezantimin e katër përforcimeve për vazhdimin e pjesës së dytë të kampionatit, shkruan gazeta “Lajm”.
Ata janë Nderim Nexhipi, i cili vjen nga Flamurtari, Stefan Vujcic nga Rabotnicki, portieri Kostadin Zahov nga Bregallnica dhe boshnjaku Adem Merajic nga Olimpik Sarajevo. Të gjithë këta futbollistë kanë qenë të pranishëm në takimin e parë të klubit, por nuk kanë marrë pjesë në stërvitje, pasi fillimisht do të bëhet prezantimi i tyre. Shkëndija planifikon të hënën paradite (ora 10:00) t’i prezantoj blerjet e reja. /lajm