Xherdan Shaqiri mund të transferohet në elitën e futbollit turk.

Forma e mirë në ndeshjet e fundit nën fanellën e Stoke Cityt, ka bërë që për Xherdan Shaqirin të interesohen disa skuadra.

Sipas faqes “Ajanshaber.com”, gjiganti turk, Fenerbahce, po e shikon mundësinë e transferimit të Shaqirit në afatin kalimtar të janarit.

Në tekst thuhet që çmimi i kosovarit është ngritur pas paraqitjeve të fundit dhe pikërisht një gjë e tillë mund të jetë pengesë për realizimin e operacionit nga ana e gjigantit turk.