Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka shprehur brengosjen e tij në lidhje me dopingun në futboll.

Wenger ka reaguar pas akuzave të rënda mbi Rusinë në lidhje me një program që promovonte substancat e ndaluara nga Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA).

Po ashtu, fjalët e tij vijnë pas akuzave ndaj mesfushorit të Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, për shkak të rezultatit pozitiv në doping.

Ademi do të paraqitet në një seancë më 19 nëntor, dhe do të dënohet në rast se edhe mostra e dytë rezulton pozitive. Wenger ka thënë se asnjëherë në karrierën e tij nuk ka kërkuar nga futbollistët që të përdorin substanca të ndaluara.

“Mundohem t’u qëndroj besnik vlerave dhe besoj se është me rëndësi që t’i përcjellim ato tek të tjerët”, deklaroi Wenger gjatë një interviste me të përditshmen franceze “L’Equipe”.

“Në 30 vjet si menaxher, kurrë nuk kam pasur futbollistë të injektuar që të jenë më të mirë. Krenohem me këtë, kam luajtur kundër shumë skuadrave që nuk më janë dukur në qëndrimin e duhur”, u shpreh ai.

Arsenal-v-Chelsea-Community-Shield