Takimi i deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov ka përafruar qendrimet rreth çështjes së shtetësisë. Zaev dhe Dimitrov janë shprehur të gatshëm të pranojnë kërkesën e Besës që shteťësia në dokumentet personale në gjuhën shqipe të shkruhet vetëm si “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ndërsa në gjuhën maqedonase, shtetësia të mbetet “maqedonase/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut” ashtu siç propozon Qeveria. Propozimin e Besës Zaev pritet ta diskutojë edhe me 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja./Alsat

Loading...