Xhevat Ademi, Rexhail Ismaili, Vjollca Nuredini – Mehmeti, Ermira Mehmeti, Ramiz  Merko, Ejup Rustemi, Alim Bilali, Selvie Saliu, Jamin Sinani, Shpresa Hadri, Musa Ibraimi dhe Mervan Xhemaili. Këto janë emrat e deputetëve  të BDI-së, të cilët votuan  pro zgjedhjes së Toni Naunovskit për anëtar të Komisionit shtetëror anti-diskriminim. Secili prej tyre është më patriot dhe më reformator se shoqi (me fjalë), shkruan “Lajm”. Mirëpo kur vijnë në rend dite propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe kur Gruevski ua tregon derën për të dalë nga Qeveria, nuk hezitojnë të votojnë as persona si Naunovski, i njohur për qëndrimet e tij fashiste ndaj shqiptarëve.