Kosova prej vitit të ardhshëm pjesë e festivalit më të madh muzikor në Evropë.

Eurosong pa dyshim është festivali më i përfolur në Evropë, është ai festivali ku rivaliteti është mese i madh në mes të shteteve, shkruan GazetaBlic.com

Kosova që disa vite është munduar që të futet në këtë festival por nuk ia ka arritur, GazetaBlic.com ka kontaktuar kryetarin e bordit të RTK-së Ismet Bexhetin i cili sot ka dhënë lajmin e madh, ai i tha Gazetës Blic, që nga sezoni i ardhshëm Kosova do të marrë pjesë në festivalin muzikor Eurosong.

“Ne edhe këtë vit kemi mundur që të jemi pjesë e Eurovisionit, por për fat të keq Ukraina, si vend nikoqir i këtij spektakli na ka ndalur që të marrim pjesë, por nga viti ardhshëm Kosova do të jetë konkurrente e barabartë më të gjitha shtetet” Tha Ismet Bexheti.

I pytur nga ne se a është e gatshme RTK që të organizojë një festival të mirëfilltë në Kosovë. Bexheti tha se po, me ndihmën e të gjithëve do të organizojmë një festival i cili do të nxjerrë kandidat të denjë për të përfaqësuar Kosovën në Evropë.