Janë ndër këngëtarët dhe humoristët të cilët qysh nga paraqitja e parë prezantimet skenike të tyre bënin bujë të madhe anë mbanë botës.

Aso kohe, humori i Lecit dhe Cimës, poashtu zëri i Violetë Kukaj, Nikollë Nikprelaj dhe Mahmut Ferati u bë aq i fuqishëm, sa u bërën më të kërkuarit, dhe më të afirmuarit në vend, shkruan Kosovarja.

Angazhimet e tyre rrjedhin nga një punë profesionale, pasi edhe nga diaspora dhe bashkëudhëtarët tanë vlerësohej dhe çmohej talenti i tyre.

Me të njëjtën dinamikë vazhdojnë edhe sot, përveç legjendës së skeçeve humoristike, Lecit, i cili tashmë e disa vite ka ndërruar jetë, kurse për këta të fundit, simpatia e publikut ndaj tyre veçse ka shtuar etjen më shumë për prezencën e tyre nëpër mbrëmje të ndryshme.

Ndonëse ndryshimet drastike të tyre prej viteve kanë bërë të vetën, kryesorja është që ata po punojnë, dhe nuk po ndalen së sjelluri risi për publikun. /Kosovarja/