Vogëlushët do të festojë ditëlindjet në ditë të ndryshme

Ata janë dy binjakë, por kanë lindur në ditë dhe vite të ndryshme: njëri në fund të 2018-ës dhe tjetri në fillim të 2019-ës.

Kjo do të jetë veçantia që do i shoqërojë gjatë gjithë jetës dy vëllezërit barezë, të lindur në Romë në poliklinikën “Gemelli” (ironi e fatit, edhe klinika quhet ‘Binjakët’).

Nga dokumentet zyrtare të lindjes, Andrea rezulton i lindur në orën 23:59 të datës 31 dhjetor 2018 dhe Fabio në orën 00:01 të datës 1 janar 2019.

“Është vetëm një zakon të mendosh se binjakët lindin njëkohësisht, shpjegon daja Giovanni. “Në të vërtetë një diferencë kohe ekziston gjithmonë. Në rastin tonë, këta dy minuta bëjnë diferencën mes dy viteve të ndryshme.”

Për Andrean dhe Fabion rastisi që të festojnë (për çudi) datëlindjet në dy ditë të ndryshme.