Faqja “Ajri im”, njoftoi se edhe tre stacione matëse janë shtuar në rrjetin “Airly”, që janë vendosur në sheshin Maqedonia dhe në lagjen Hekurana, si dhe në Shirok Sokak në Manastir, ndërsa të dhënat nga leximet e parametrave të ajrit të ndotur janë në dispozicion në atë faqe, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sensorët “Airly” janë burimi i tretë i pavarur i të dhënave mbi cilësinë e ajrit në Shkup dhe në disa qytete të tjera në vend, përveç stacioneve matëse të projektit “Pals Eko” (Pulse.eco) dhe stacionet matëse të vendosura në Universitetin “Goce Dellçev” nga Shtip, të dhënat e të cilëve publikohen në faqen “AjriIm”.

Pas vendosjes së sensorëve “Airly”, qëndron iniciativa private e eko-aktivistit Tony Nikushevski, i cili për “Meta” tha se javën e ardhshme do të vendosen edhe shtatë sensorë për të matur cilësinë e ajrit ambiental në Shkup dhe Tetovë.

Muajin e kaluar Nikushevski iu drejtua publikut për ndihmë për të mbledhur fonde të nevojshme për të rrumbullakuar numrin 10 të sensorëve, vendosja e të cilëve, sipas tij, është rezultat i shqetësimit të një numri të madh qytetarësh për shkak të mosfunksionimit dhe kufizimet e stacioneve publike për matje të cilësisë së ajrit ambiental.

Jozyrtarisht, mësuam se edhe disa komuna të Shkupit janë interesuar për të vendosur sensorë “Airly” të cilët, sipas Nikushevskit, janë me standarde të BE-së dhe janë pranuar si të besueshëm në më tepër vende të Bashkimit Evropian.