Katica Janeva ka kërkuar 5 dosjet e para nga Marko Zvërlevski që kanë të bëjnë me përgjimin. Sipas njoftimit që vjen nga zyra e saj nga njësia për krim të organizuar është kërkuar rasti ‘Puç’ si dhe lënda që ka të bëj me pajisjen për përgjim e sjell nga Izraeli, ku i dyshuar është edhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov.

Nga prokuroria e Shkupit është kërkuar edhe lënda ku kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dyshohen për falsifikim dhe shkelje të të drejtës zgjedhore.