Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev sot ju uroi festën të gjithë krishterëve ortodoksë duke bërë apel që bashkërisht me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

“OBRM-PDUKM kërkon zgjedhje të parakohshme kuvendare dhe jo vetëm që kërkojmë por edhe insistojmë”, thotë Igor Janushev.

Sipas tij nëse duam vit ekonomik, vetëm VMRO-DPMNE mund ta bëjë përmes zgjedhjeve të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale.

Janushev kërkon shpërbërjen e Kuvendit deri më 21 janar se vetëm atëherë mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale.

Loading...