Adnan Januzaj merr kritikën e radhës nga Belgjika. Super talenti kosovar me pasaportë belge vazhdon të jetë i kritikuar nga trajneri i grupmoshave U21 të Zvicrës, Enzo Scifo. Pasi refuzoi të luaj me grupmoshat U21, Scifo ka thënë disa fjalë për Januzajn.

“Januzaj pasqyron një lojtarë me një gjendje aspak të mirë. Unë nuk kam parë një 20 vjeçar më të pakulturuar dhe të pamotivuar. Më duhet ta dënoi atë sepse ai është i ri dhe duhet ti kuptoj gjërat e këqija që tani”, deklaroi ai, përcjell “Albeu.com”.

“Si trajner nuk i dua aspak lojtarët e pamotivuar dhe Januzaj është i tillë. Kur je futbollist 20 vjeçar ti duhet të ulësh kokën dhe të përulesh. Nuk bën një 20 vjeçar të jetë i dirigjuar nga babai apo agjenti”, u shpreh ai.