Ndërkohë Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, ka deklaruar se ka dorëzuar kërkesë deri te kryetari i Gjykatës Supreme të RM-së për ta lëshuar sallën për seancën e ardhshme për “Lagjen e Trimave. Sipas tij familjarëve të të akuzuarve Kushtetuta iu garanton pjesëmarrje gjatë procesit gjyqësor, dhe kjo e drejtë e tyre assesi nuk duhet të shkelet. Megjithatë sipas tij   kjo çështje do të zgjidhet njëherë e përgjithmonë me  inaugurimin e objektit të ri të Gjykatës Penale.