Boksierit të njohur të KB Çair, Jasin Lama, gjatë ditës së premte, i është bërë një pritje e ngrohtë në komunën e Shuto Orizarës.

Ai është pritur nga këshilltarët shqiptarë të kësaj komune, Arsim Emini dhe Isa kalisi, të cilët i kanë ndarë një plaket dhe uniformë sportive.

“Në emrin tim personal dhe në emër të kolegut Isa Kalisi, si këshilltarë komunal të Komunës Shuto Orizarë, sot kishim nderin ta kemi te ftuar boksierin Jasin Lama, kampion republikan në vend dhe fitues i shumë turneve ndërkombëtare.

Për të arriturat e Jasinit në sportin e boksit në mënyrë simbolike ju dhurua një pllakat mirënjohje nga Komuna Shuto Orizarë, poashtu edhe një ndihmë simbolike për veshje sportive.

Jasinit i urojmë suksese të mëtutjeshme si dhe medalje të shumta të radhës”, ka shkruar në fb e tij këshilltari Arsim Emini./lajm