Qeveria është duke përgatitur detajet e fundit për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe javën e ardhshme pritet të gjendet në rend dite të qeverisë. Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, në pres konferencën e sotme qeveritare, shkruan Gazeta Lajm. Zëdhënësi tjetër i qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se janë duke u zhvilluar konsultimet e fundit rreth këtij ligji. “Ligji është në qeveri, partnerët e koalicionit janë duke zhvilluar konsultime dhe së shpejti pritet të miratohet”, ka thënë Boshnjakovski, duke mos dhënë detaje lidhur me pikat kyce të këtij ligji.