Familja Buxhaku na priti në shtëpinë e tyre në Shkup për të na treguar për historikun e jetës së tyre. Agron Buxhaku drejtor në “Qendrën për menaxhim me kriza” dhe Meri Nikolova Buxhaku aktiviste civile janë prindër të dy fëmijëve Margo dhe Mark.

Ai është nga Dibra ndërsa bashkëshortja e tij nga Probishtipi. 16 vite lidhja e tyre mbeti sekrete për shkak se u përkasin nacionaliteteve të ndryshme. Por tashmë katër vite janë në lidhje bashkëshortore dhe sipas tyre nëse ekziston dashuria të gjitha sfidat mund të fitohen.

“Në fillim kishte një nacionalizëm shumë të theksuar prandaj edhe lidhja jonë shumë kohë mbeti sekrete. Në atë kohë ishin përplasjet aq të mëdha sa që të dy palët nuk na pranonin, sidomos unë që isha figure politike një ndër themeluesit e partisë.

Kishte një jehonë shumë negative. Ndaj meje kishte dy raste të veçuara më kanë vnu në shënjestër për shkak se e kam bashkëshorten maqedonase. ” – thekson Agron Buxhaku.
Për Agronin dhe Merin nuk ka rendësi kombësia nëqoftëse ekziston dashuria.

 

Meri rrëfen për ofendimet që i kanë ndodhur në shoqëri vetëm përshkak se është e martuar me shqiptar.

“Në shoqëri harruan se jam prezente, dhe disa që zakonisht thonë “shqiptar” por në atë moment thanë “shiptar”. Kur e panë se jam aty kërkuan falje. Unë u thash se nuk ka përse mua të më kërkoni falje kur ju në përditshmëri e përdorni.” rrëfen Meri Nikollova
Meri thotë se ka pasur еdhe kërcënime ndaj saj.

Kur ishim opozitë dhe kur ishte fushata zgjedhore më kanë ofenduar dhe kërcënuar meje dhe familjen. Kam qenë në situatë kur kasha frikë të dal jasht. Nuk kisha frikë se dikush do më vrasë por kasha frikë për fëmijët e mi.

Si çdo çift edhe Agroni dhe Meri kanë mosmarveshje. Meri thotë se është xheloze dhe se Agroni di të gaboj, por në interes të familjes ata gjejnë gjuhë të përbashkët.
Agroni thotë se ai është me i qetë ndërsa bashkëshortja e tij më implusive.

Punët e shtëpisë i kanë të ndara, Agroni kujdeset për bibliotekën ndërsa Meri për përgatitjen e ushqimit.

Për Bajram bakllava për Pashkë ngjyrosin vezë, kështu i festojnë festat familja Buxhaku.
Kemi një traditë që bashkëshortin e prekim me vezë të kuqe që të jetë shëndosh. Nuk di të bëj baklava. Tash baklavan na e sjell një kusheri dhe e festojmë ashtu si e kërkon tradita. Pasi që une e bëra kafenë e mëngjesit. Tash kafe do të bëj Agroni. Ashtu funksionojmë kur jemi në vikend. Kafenë e parë e kishte prej meje tash përreth meje edhe ju do të shfyrtëzoni ta pini kafen e Agronit. – tregon Nikollova

 

Në kohë të lirë Agroni dhe i biri i tij shikojnë fubdoll të dytë bëjnë tifo për Mançester Junajted. Mark poashtu shpenzon kohë duke luajtur lojëra në kompjuter. Ndërsa vajza e tyre dymdhëdhjetë vjeçare Margo i bie Pijanos dhe garon në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ka perplot medalje, kupa dhe mirnjohje.

Meri dhe Agroni thonë se deri më sot fëmijët nuk ju kanë treguar se dikush po i diskriminon fëmijët e tyre.

Prindërit shpresojnë se fëmijët e tyre nuk do ta përjetojnë diskriminimin, urrejtjen dhe nacionalizmin ashtu si e kanë kaluar ata veçanarisht në fillim të lidhjes.

 

Nora Shaqiri Markoviq gazetare shumëvjeçare tashmë punon në Ministrinë e kulturës ndërsa Marko është këngëtar në një grup muzikor. Ata ka gjashtë vite që janë martuar. Familja e tyre e ka përkrahur lidhjen e tyre ndërsa një pjesë e miqve kanë “xhelozuar” por ata tashmë nuk janë pjesë e shoqërisë së tyre. Përshkak të jetës dinamike rrallë takohen në shtëpi dhe kështu ndajnë kohën e pauzës për ta pirë kafen sëbashku.

“Gjejmë kohë për vikend shihemi. Ndonjeherë edhe gjatë vikendeve për shkak obligimeve ndaj punës e kaloj në telefon dhe kompjuter. Kur vi në shpi zakonisht e gjej duke flejt. E shoh dhe them këtu është, mirë është puna, gjallë është. Çdokush me obligimet e veta. Por gjejmë kohë për neve.” – tregon Nora Shaqiri.

Nora shpeshherë di t’i bëj surprizë burrit të saj duke shku në në mbërmje ku këndon ai.
Ata rrëfejnë se në fillim të lidhjes ka ekzistuar xhelozia në kufij të normales por tashmë plotësisht i besojnë njëri tjetrit.

Nora nuk di të gatuan prandaj Marko është kuzhinjeri në shtëpinë e tyre.
Nora është më implusive ndërsa Marko më i qetë dhe kjo e plotëson lidhjen e tyre.
Grindjet më së shpeshti i kanë për atë se çfarë do të shikojnë në television. Nora ka qef t’i sheh debatet politike ndërsa Marko ka pasion fudbollin.

“Gjashtë vikendit japin futboll ndërsa Nora është në shtëpi. Ajo dëshiron t’i sheh debatet politike dhe unë vishem dhe dal të shikoj ndeshje të fudbollit. Unë nuk mund të shoh debat politik në bastore.” tregon Marko.

Markoja thotë se asnjëherë nuk i njeh njerëzit se çfarë etniteti apo përkatësi fetare u takojnë. Ai thotë se ka njerëz të mirë dhe të kqinj, të gjithë sendet tjera janë irrelevate.
Sipas tyre besimi, respekti dhe dashuria janë gjërat që e mbajnë një martesë të gjallë.
Nora dhe Markoja shpresojnë që së shpejti do tu vie një foshnjë që do ta përforcojë edhe më shumë martesën e tyre.

Familja Buxhaku dhe Markoviq janë shembuj se si mund të bashkëjetohet me tradita ndryshe. Ata respektojnë dhe mbështesin njëri tjetrin për çdo vendim të tjetrit dhe kjo është receta për një martesë të lumtur./Target transmetuar ne TVSH