“Do të shërohet babi do të bëhet mirë. Do të punojë përsëri sikur ka punuar përherë. Mos me ja zgjat dorën askujt, e ishallah Zoti nuk e sprovon askënd”, theksoi Isak Ramani.

Duart e Isakut kanë punuar pa pushim, për t’iu siguruar kafshatën e gojës tre fëmijëve dhe gruas. Derisa një ditë sëmundja e tumorit në mushkëri ia paralizoi krahun e djathtë. Ka tre fëmijë, vajza më e madhe është 10-vjeçe, kurse djali Ajani është vetëm pesë vjeç. Ai i qëndron babit afër çdo ditë, duke i treguar dëshirat që ka. Babai përveç lotëve nuk mund t’i dhurojë asgjë tjetër djalit.

“Jeta ime, unë kam punuar gjithë jetën tani më ndodhi ky rasti i keq prej mushkërive kam tumor në mushkri dhe dora është gjysmë e paralizuar që nuk po mund të punoj. Jam me qira prej 8 vjetësh në këtë shtëpi. Paguaj qira nga 100 euro i kam tre fëmijë të vegjël. Çika 10 vjet, çika tjetër 7 dhe djali 5 vjet”, u shpreh Isak Ramani

Për barnat dhe ushqim thotë se i ndihmojnë kushërinjtë, por thotë se hall të madh për të është se nuk arrijë ta paguajë qiranë, sepse ndihmë sociale nuk kanë marrë tashmë tre muaj.

Të ardhurat e vetme kanë qenë 8 mijë denarët që i kanë marrë para tre muajve për fëmijën e tretë.

I zoti i shtëpisë ka vetëm një lutje për të gjithë personat humanë.

“Nevojë më shumë kam t’ju tregoj drejt, unë jam me qira të shpëtoj prej qirasë. Nevoja më e madhe është fëmijëve të mi t’iu garantoj ndonjë banesë apo shtëpi dy-dhomëshe, një dhomëshe nuk është problem sa të kenë mundësi të mos të jetojnë me qira”, Isak Ramani.

Kjo familje nuk e ka shtrirë dorën asnjëherë, por jeta e tyre u vështirësua pas sëmundjes së Isakut.

Nr familjes 071 823 196

Xhirologaria Isak Raman 210501680639606 NLB Banka AD Skopje

Përgatiti: AFRIM JONUZI

Loading...