Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut.

“Serbia ka bërë përpjekjet dhe aksion ndaj Kosovës. Serbia ka bërë përpjekje kundër anëtarësimit të Kosovës, në INTERPOl e UNESCO. Serbia ka shantazhuar qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës që ishin pjesë e FSK-së. Ka bërë përpjekje të minojë shtetësinë e Kosovës. Ne kemi përdor sovranitetin tonë të brendshëm të godasim Serbinë. Ky vendim nuk ka qenë kundër dialogut”, tha Hoxhaj në RTK.

Sipas tij Mogerini u ka thënë në takim, që ajo do të kërkojë nga Serbia të ndalë kampanjën ndaj Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Taksa nuk është vendos me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri i Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai. Sipas tij taksa do të jetë në fuqi.