Gjykata Penale do të vazhdojë të veprojë në rastet e kontestuara të Prokurorisë Speciale Publike, për aq kohë sa prokurori shtetëror Ljubomir Jovevski nuk vendos mbi kompetencën. Këtë vendim e mori mbrëmë kolegjiumi i gjykatësve në Gjykatën Themelore Shkup 1, pas dilemës që u ngrit mbi mendimin parimor juridik të Gjykatës Supreme. Në të thuhet se PSP nuk kishte kompetencë për të ndjekur raste të reja, pas afatit prej 18 muajsh nga pranimi i bombave, dhe ky afat përfundoi më 30 qershor 2017.

Prokurori Publik, Ljubomir Jovevski të prononcohet se cila Prokurori në të ardhmen mund të veprojë, si paditës i autorizuar në rastet e paraqitura nga PSP. Njëkohësisht, gjykata kërkon nga Prokurori Publik Shtetëror që të iniciojë një interpretim autentik të nenit 22 të Ligjit për PSP-në nga Kuvendi, pasi vetëm ligjvënësi mund të japë një interpretim autentik të ligjeve – njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Nga Prokuroria themelore ende janë në pritje të njoftimit nga Penalja. Nuk ka asnjë koment plotësues nëse Jovevski do të iniciojë interpretimin e nenit të kontestuar të Ligjit për Prokurorinë Speciale në kuvend. Kryeparlamentari Talat Xhaferi një ditë më parë në një intervistë për TV 21 duket se është pajtuar me vendimin e Gjyqtarëve suprem.

Pavarësisht kritikave për përgjegjësinë e mundshme edhe të gjykatësve Suprem që miratuan mendimin parimor juridik, nga Këshilli gjyqësor thonë se nuk kanë marrë asnjë kërkesë për përcaktimin e përgjegjësisë të ndonjë gjyqtari apo kryetarit të gjykatës, edhe pse këtë mund ta dorëzojë çdo qytetar i moshë së rritur. Ata thonë se Këshilli Gjyqësor, si organ, nuk ka një mundësi të tillë ligjore.

Alsat