Fatjon Jusufi, ishfutbollisti i Renovës ka nënshkruar kontratë dy vjecare me Partizanin e Tiranës, me të drejtë rinovimi edhe një vit tjetër, njofton faqa zyrtare e klubit tiranas. 23 vjecari është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në përgatitjet për në Antalia të Turqisë. “Mirëserdhe në familjen e kuqe Fatjon”, kanë shkruar nga klubi i Partizanit në faqen e tyre zyrtare.