Juventus Serova nga Shkupi është shpallur kampion për herë të dytë rresht i turneut tradicional në futboll të vogël “Bashkimi 2015”, i cili mbrëmë përfundoi në Kumanovë.  Ata u shpallën kampionë pas fitores së shënuar ndaj NTP Hoxha me rezultat 6-2. Në fakt kjo ndeshje ishte një reprizë e finales së vitit të kaluar. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Juventusi ka shpërthyer me dy gola në pjesën e dytë, por NTP Hoxha ia doli të barazoj në 2-2 me golat e Agushit dhe Jovanovskit.
Ky barazim nuk i dëshpëroi shkupjanët të cilët në vazhdim të takimit arritën të realizojnë edhe katër gola të tjerë, duke fituar me meritë vendin e parë. Golat për bardhezinjtë i realizuan: Taulant Ismaili (2), Besnik Latifi (1), Muharrem Hajrullai (1) dhe Xhevdet Shabani (2).

 

lutaNga organizatori Juventus ka fituar kupën dhe shpërblimin prej 60 mijë denarëve, të cilin cmim e ndau Lutfi Hyda. Lojtar i turneut u shpall Taulant Ismaili i Juventus Serovës. Në luftë për vendin e tretë Bashkimi mundi Dëshmorët e Kombit nga Hotla me rezultat 5-2.

Para ndeshjeve për vendin e tretë dhe finales së madhe u luajt edhe një takim revyal mes Veteranëve të Bashkimit dhe Prishtinës, e fituar nga këta të fundit me rezultat 12-2. /lajm