Juventusi e ka shijuar dominimin e futbollit në Itali gjatë shtatë vjetëve të fundit, gjë që ka ndodhur shumë rrallë në historinë e pasur të futbollit në këtë shtet. Me transferimin e Cristiano Ronaldos gjatë afatit kalimtar të verës, klubi dëshiron ta zgjerojë këtë dominim edhe në Evropë, duke e fituar titullin e Ligës së Kampionëve.

Juventusi nuk ka arritur të shpallet kampion i Evropës që 23 vjet, mirëpo pasi shpenzoi 112 milionë euro për superyllin portugez, synon t’i japë fund këtij rekordi negativ, transmeton Gazeta Express.

Por, përderisa klubi nuk nguroi t’i investonte kaq shumë para për pesë-herë fituesin e Topit të Artë, një nga sekretet e suksesit të këtij klubi është transferimi i lojtarëve të klasit botëror pa shpenzuar asnjë cent.

Lajmi që Juventusi është duke e transferuar mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey, si transferim të lirë, e dëshmon pikërisht këtë taktikë që Juventusi e përdor për t’i marrë disa nga lojtarët më të famshëm.

Tani Ramsey, i cili do t’i bëjë testet mjekësore në Torino të shtunën, do t’i bashkohet Paul Pogbës, Andrea Pirlos, Dani Alvesit, Fabio Cannavaros dhe shumë lojtarëve të tjerë në listën e transferimeve të lira në Juventus.

Njëri ndër lojtarët të cilën bien më së shumti në sy është mesfushori francez i Manchester Unitedit, Paul Pogba, të cilën Juventusi ia ktheu “Djajve të kuq” për rreth 100 milionë euro, pasi e kishim marrë pa shpenzuar asnjë cent në vitin 2012. /Gazeta Express/