Dhjetëra milionë njerëz kanë parë Bird Box, filmin e prodhuar nga Netflix me Sandra Bullock, në javën e parë të lirimit të tij në shërbimin streaming.
Ndonëse Netflix pohon se më shumë se 45 milionë llogari kanë shikuar filmin, Nielsen, agjencia që mat shikueshmërinë e televizionit, tha se 26 milion njerëz e kanë parë filmin.

Por filtruesit e Nielsen nuk marrin parasysh shikuesit nga jashtë Shteteve të Bashkuara, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, nuk ka matës në shikuesit që e kanë parë filmin përmes telefonit, tabletit apo laptopit, sipas CNN.

Kjo mund të ofrojë shpjegim se pse të dhënat e Netflix potencoi se më shumë se 45 milionë llogari e shikuan filmin gjatë javës së parë të disponueshmërisë. /Lajmi.net/