Mark Fernley ka realizuar një projekt në një xhungël të Amazonës, ku e ka vënë një pasqyrë për të parë reagimet e kafshëve.

Të gjitha gjallesat që panë refleksionin e tyre, përfshirë edhe tigrin dhe pumën, kërcyen nga frika, megjithëse më vonë u munduan të mësohen.

“Kjo tregon më së miri, se kafshët nuk kanë inteligjencë për ta njohur vetveten”, ka thënë Fernley, që është fotograf dhe njohës i botës së egër.

Në projektin që e ka filluar që nga nëntori i 2017-ës, ai ka kapur reagimet e shumë kafshëve ndaj pasqyrës.

Disa prej tyre kanë arritur të mësohen, kurse të tjera ikën të tmerruara, kur e ‘panë vetën në sy’.

Madje, ka pasur raste kur zogjtë, provuan t’i jepnin dhurata vetës në pasqyrë, duke menduar se është ndonjë partner i mundshëm.