Kampet edukative sportive janë mundësi e artë për të mbjellur në personalitetin e fëmijëve tanë dashurinë për sportin dhe zhvillimin e shëndoshë të tyre fizik.

Sot në mënyrë solemne në prani të kryetarit të Federatës së sporteve shkollore z. Sasha Tufegxhievski, z. Bojan Markovski – përfaqësues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe ndërmjetësues me shtëpinë më të madhe të futbollit – UEFA, koordinatorin teknik të projektit në nivel të gjithë Maqedonisë z. Ali Sadetin – Setko dhe legjendave të futbollit vendor, pata nderin të shpallë zyrtarisht të hapur projektin e UEFA-së – kampin sportiv që identifikon talentin dhe pasionin për futbollin tek të më të vegjëlit tanë dhe me këtë krijon gjeneratën e re të lavdisë së sportit për të cilin Çairi është mjaft i njohur.

Pjesë përbërëse e kampit në të gjitha fazat e tij do të jenë nxënësit e talentuar të këtyre shkollave fillore të komunës sonë: “Liria”, “Tefejuz”, “Hasan Prishtina”, “Ismail Qemali” dhe “Vasil Gllavinov”.

Loading...