Kamza dhe Laçi bëjnë “xing”. Mevlan Adili është objektivi i të dyja skuadrave të Kategorisë Superiore në këtë merkato dimri. Lojtari në fjalë është nën kontratë me Shkëndijën, e megjithatë lajmet për një largim të mundshëm të qendërmbrojtësit nga Tetova kanë bërë që ekipet e drejtuara prej Gjokës dhe Prengës të nxitojnë për të fituar shërbimet e tij dhe t’i bëjnë ofertat e tyre.

Adili

Edhe pse në moshë të re, vetëm 24 vjeç, ai ka një karrierë realisht të pasur, ndaj kamzalinjtë dhe kurbinasit e kanë vendosur në listën e dëshirave të dimrit. Lajmin e kanë zbuluar vetë mediat në Maqedoni, edhe pse çështje më vete mbetet pjesa nëse Shkëndija do e lejojë largimin e tij kaq lehtë.

Mevlan Adili është i pakënaqur nga hapësirat e pakta që ka pasur, ndaj, sikundër shkuan “Sport.Mk”, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga radhët e kampionëve në fuqi.

Adili

Ai po tenton që të gjejë një ekip ku të ketë më minutazh dhe këtë mundësi mund të gjejë përtej kufirit, sidomos kur dihet që si Kamza ashtu edhe Laçi duan që të shtojnë sigurinë në qendër të prapavijës. Mbrojtësi kaloi te tetovarët në janar të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në fund të këtij sezoni.