Një nga shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme në botë është e gatshme të mirëpres emigrantët, madje, me një numër të konsiderueshëm.

Kanadaja, që numëron rreth 37 milionë banorë, dëshiron të presë më shumë se 1 milion imigrantë deri në vitin 2021.

Këto shifra janë publikuar sipas një raportimi të bërë nga ministri i emigracionit Ahmed Hussen, kanë raportuar mediat vendore.

“Falënderimi i madh për të ardhurit, Kanadaja është zhvilluar në një vend të fortë të cilin e gëzojmë të gjithë”, është shprehur Hussen, duke i uruar mirëseardhje të gjithë emigrantëve në këtë vend, përcjell albinfo.ch.

“Emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada, dhe suksesi i vendit në të ardhmen është i lidhur me këtë, integrimin dhe mikpritjen e tyre”, ka shtuar tutje ministri i Emigracionit në Kanada.

Sipas tij, shtimi me 1 milion banorë përben 1% të popullsisë. Sipas shifrave, në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm, ndërkohë që 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.