Kapiteni i KF Shkëndija nga Tetova, Armend Alimi dhe hoxhë Eljasa Mahmudi janë takuar para ca ditësh në palestrën sportive në Kumanovë, gjatë një ndeshje miqësore futbolli, shkruan gazeta Lajm.

Me këtë rast Alimi ia ka dhuruar atij fanellën e tij të Shkëndijës me numër 5.

“Te Palestra e Sportit në Kumanovë para një ndeshje futbolli me kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, futbollistin e mirënjohur kumanovar #Armend_Alimi, i cili më nderoi duke ma dhuruar fanellën e tij.
Ju faleminderit Armend, duke ju dëshiruar edhe shumë tituj të tjerë me Shkëndijën në futbollin vendor dhe paraqitje edhe më të suksesshme në arenën ndërkombëtare, insha All-llah!”, ka shkruar hoxhë Eljasa Mahmuti, imam në xhaminë e Lagjës së Trimave në Kumanovë.

Ndryshe, hoxhë Eljasai njihet si një dashamirës i madh edhe i futbollit dhe tifoz i Barcelonës./lajm