Të dielen (20 janar 2019), klubi i karatesë “Rinia”  nga fshati Matec i komunës së Likovës organizoi provimin  e pestë për breza KYU. Karateistë të grupmoshave të ndryshme iu nënshtruan provimit KYU, para komisionit në përbërje:Alim Hajredini, kryetar, Sabri Ranadani, anëtar dhe sensei Seful Osmani.

Të gjithë sportistët  e kaluan me sukses provimin, duke u pajisur me shirita dhe mirënjohje.

Këtë aktivitet e nderoi edhe më shumë prania e sekretarit të Unionit të klubeve të karatesë shqiptare në Maqedoni, Aljko Idrizi.

Aktivitetin në fjalë e kanë ndjekur nga afër edhe shumë prirndër të fëmijëve pjesëmarrës si dhe afaristë që kanë ndihmuar KK Rinia gjatë garave në vitin e kaluar.

Karateistët e K.K. “Rinia” iu nënshtruan provimit për breza “KYU” (Video)

Karateistët e K.K. “Rinia” iu nënshtruan provimit për breza “KYU” (Video)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 21. Januar 2019

Loading...