Kryetari i Lëvizjes besa, Bilall Kasami në një intervistë për gazetën “Utrinski Vesnik”, ka deklaruar se frika nga Lëvizja Besa shkaku kryesor pse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë.

Në të njëjtën intervistë ai thotë se Besa tashmë është partia e dytë në bllokun politik shqiptar, por duke e rrezikuar seriozisht primatin e BDi-së.

“Nuk dua të jem jomodest, por Lëvizja Besa për vetëm një vit jo vetëm që u bë subjekt i njohur politik, por sipas të gjitha hulumtimeve të opinionit publik tani është forca e katërt politike në Maqedoni dhe e dyta te blloku shqiptar. Poashtu, duke u bazuar në këto hulumtime, “Besa” e ka lënë larg pas vete PDSH-në, kurse seriozisht e rrezikon BDI-në. Këto hulumtime tërësisht përputhen me situatën reale në teren, me të cilën ne po përballemi gjatë kontakteve me qytetarët”, ka deklaruar Kasami, transmeton “Lajm”.

Sipas tij, ky sukses i Lëvizjes Besa nuk është vetëm rezultat i punës së tyre por edhe pasojë e dëshpërimit të thellë të qytetarëve shqiptarë nga BDI-ja dhe PDSH-ja.