Ne si Lëvizje BESA jemi të të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha partitë shqiptare që të maksimalizojmë efektin e votës shqiptare.

Ne si Lëvizje BESA që në fillim kemi kërkuar që partitë shqiptare të dakordohen për një kandidat shqiptar, që do të maksimizonte votën shqiptare, që ky kandidat të dilte në raundin e dytë.”, theksoi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në deklaratën për mediat, përcjellë INA.

Lidhur me kandidaturat si opsion për të dal në këto zgjedhje Kasami theksoi se Lëvizja BESA do të bëjë analizë serioze për të gjetur një kandidat që është i pranushëm dhe akceptueshëm, pas të cilit do të qëndronte opozita shqiptare, por edhe pjesa tjetër e shoqërisë opozitare.

“Ende nuk kemi ndonjë vendim të tillë. Edhe kandidati partiak është një mundësi për të vlerësuar pozicionin tonë në skenën politike, pas gjitha vështirësive që patëm si Lëvizje BESA. Por para interesave partiake, vendosim interesat e shqiptarëve.”, theksoi Kasami. (INA)