Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka ftuar të gjithë partitë dhe qytetarët që të votojnë për kandidatin e pavarur Blerim Reka, pasi ka thënë se kandidatura e profesorit të njohur shqiptar nuk mund të kontestohet në asnjë aspekt, shkruan gazeta Lajm. “Duam një president jo militant partiak. Duam president të barabartë për të gjithë. Koncepti i profesorit është ai që e duan të gjithë, por pak janë ata që e mbështesin. Profesori do të departizojë presidencën dhe s’do të lejojë ndasi entike”, ka deklaruar Bilall Kasami./Gazeta Lajm