Gjatë javës së kaluar nga katër marsi deri në 10 mars janë regjistruar katër raste të vdekjes si pasojë e komplikimeve nga gripi.
Dy nga të vdekurit janë nga Shkupi, ndërsa nga një në Ohër dhe Tetovë. Tek dy persona është konfirmuar sëmundje kronike.
Tek të gjithë është vërtetuar prezenca e virusit të gripit, thuhet në njoftimin e Institutit për Shëndet Publik.
Gjatë javës së kaluar në shtet janë regjistruar 2.429 persona të sëmurë nga gripi që është për 9.3 më pak, krahasuar me javën e kaluar ku ishin të regjistruar 2.678 të sëmurë nga gripi.
Në vitin 2018/19 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 17.630, ndërsa janë regjistruar 15 raste të vdekjes, në moshë prej pesë deri në 86 vjet.
Numri më i madh i të sëmurëve nga gripi javën e kaluar janë të moshës prej 15 deri 64 vjet.