Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe shumë e komentuar në media, Dafina Zeqiri pak kohë më parë u kthye nga Amerika dhe qëndroi për disa muaj në Shqipëri.

Gjatë kësaj kohe këngëtarja solli hite të njëpasnjëshme si “Fuego, Kalon, A don love, apo kënga e fundit “Alo”.

Mirëpo Dafina e ka lënë sërish Shqipërinë dhe së fundmi është kthyer në Amerikë.

Këngëtarja nuk do të qëndrojë shumë gjatë atje pasi do të rikthehet në Kosovë për të publikuar këngën e re e cila është gati dhe xhirimet do nisin në shkurt.

Burime për “Prive” kanë bërë me dije se projekti i ri është hit pasi çdo gjë është punuar deri në detaje.

Loading...