Kepa Arrizabalaga shfajsohet për gjestin e shëmtuar që bëri në sfidën ndaj Manchester City-t në finalen e Carabao Cup. Portieri spanjoll i cili nuk pranoi zëvendësimin në shtesë krijoi një lëmsh të madh në fushë duke acaruar në maksimum trajnerin Sarri dhe ndihmësin e tij Zola, por vetë portieri në një intervistë ka sqaruar gjithçka duke nënvizuar se ajo që ndodhi në Ëembley ishte thjeshtë një keqëkuptim.

“Së pari më duhet të themi se kemi të bëjmë me një keqkuptim. Në asnjë moment nuk ishte dëshira ime që të mos i bindem urdhrave të trajnerit. Ishte thjeshtë një keqkuptim, pasi isha vizituar dy herë nga mjekët dhe trajneri kujtoi se nuk isha në gjendje të vazhdoja”.

Kepa nënvizon më tej se nuk kishte qëllim të dilte kundër vendimit të trajnerit.

“E kuptoj se kur e shikon nga jashtë situatën nuk duket diçka e hijshme. E përsëris nuk ishte qëllimi im për të dalë kundër vendimit të trajnerit. Kemi folur së bashku dhe situata është kuptuar. Bëmë një ndeshje të mirë, krijuam raste për shënim, natyrisht që ndjejmë shumë keqardhje, por mund të marrim dhe gjëra pozitive. Sot treguam se mund të konkurrojmë me një prej skuadrave më forta në botë”