Albatrit Muqiqi para pak ditësh e ka blerë një veturë të re superluksoze.

Këngëtari Albatrit Muqiqi e ka publikuar para pak ditësh një veturë në llogarinë e tij në Instagram.

“Mirë se vjen” e ka shkruar në gjuhën angleze këngëtari kosovar pranë fotos në të cilën shihet vetura e tipit “Mercedes S Class” e cila njihet si njëra ndër kategoritë më të larta të Benzit.

E sot gruaja e tij Egzona ka treguar si duket përbrenda vetura luksoze e burrit të saj. Këtë e bëri nëpërmjet Instastoryt./Lajmi.net/