Miliarderja më e re në botë, Alexandra Andersen, 19 vjeçare, trashëgon një pasuri prej 1.2 miliardë dollarë nga babai i saj. I ati i saj kishte trashëguar kompaninë më të madhe të cigareve nga stërgjyshi i tij, e cila daton nga viti 1849.

Por kjo kompani gjigante e cigareve detyron fëmijët e Malavi dhe Zimbabëe të punojnë në plantacionet e duhanit. Shumica e këtyre fëmijëve janë të moshës 10 vjeçare, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse shumë shpesh është organizatat për të drejtat e njeriut nëpër botë kanë ngritur akuza ndaj kësaj dukurie, miliarderja vazhdimisht ka thënë se “çfarë mund të bëjmë ne për këtë?, e kemi biznes familjar”. /GazetaExpress/