Me hapjen e afatit të transferëve në janar, tifozët e Barcelonës ëndërrojnë që në fanellën e tyre ta shohin Adrien Rabiot në dimër, pavarësisht refuzimeve të Josep Maria Bartomeut mediat shkruajnë se klubi tashmë ka një marrëveshje për lojtarin. Por, nuk është vetëm Rabiot synim i Barcës për këtë afat dimëror.

Ajo çfarë është e qartë tashmë është se Rabiot nuk do të nënshkruaj kontratë me Paris Saint Germain dhe ai do të largohet në fund të fundit në verë si transfer i lirë nga skuadra franceze, por është një mundësi që ai të kalojë në Kataloni në fund të këtij muaji për një çmim të përgjysmuar.

A do të jetë janari apo vera, Barcelona duhet ta falëndërojë Eric Abidal pasi që ai ishte në gjendje ta bind Rabiotin për ta sjell në Barcelon, me francezin që është duke punuar për një kohë të gjatë për një marrëveshje të mundshme.

Strategjia e përdorur për mesfushorin francez ishte përdorur edhe për blerjen e Arthur Melo dhe Clement Lenglret, me Barcelonën që kishte punuar për kohë të gjatë që ti sjell këta dy përforcime.

Në të njëjtën kohë Barcelona është në përpjekje për të sjell në Camp Nou talentin e Ajaxit, Frenkie de Jong, me holandezin që pritet të largohet në verë nga Ajaxi, por Barca do të tenton që ta transferon atë edhe në dimër.

Barcelona ka mësuar në të kaluarën se nëse lejon që koha të kalojë atëherë është rrezik që ta humbisni atë lojtarë.

Ata nuk arritën që ta sjellin as Marco Verrattin dhe as Antoine Griezmann në Kataloni, pavarësisht se klubi ishte shumë afër këtyre transferëve por në fund ata dështuan.

Në të njëjtën kohë, ata po shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa lojtarëve të rinj, përfshirë Malcom, që sapo ka ardhur në Barcelonë, ndërkaq mund të kërkojnë edhe tjerë mbrojtës përpos Jeison Murillos.

Loading...