Ligji për përdorimin e GJUHËVE u publikua në (,,Gazetën zyrtare të RM ,nr.07/2019). Dispozitat përfundimtare përcaktojnë se ligji hynë në fuqi me ditën e shpalljes, ndërkaq institucionet obligohen që AKTET NËNLIGJORE për operacionalizimin e ligjit të sjellën brenda një viti nga dita e hyrjes në fuqi.Ndërsa vetëm obligimet e theksuara në nenin 7 institucionet detyrohen ti zbatojnë në afat prej gjashtë muajve nga dita e hyrjes në fuqi.
Institucionet dhe të gjithë qytetarët pa dallim duhet të jenë kontribuitorë dinjitoz për zbatimin e këtij ligji.
Kjo është ajo që partitë politike shqiptare duhet sqaruar qytetarëve jo vetëm të UROJNË njëri tjetrin duke përvetësuar edhe ate për të cilën aspak nuk janë meritorë.
Gjithashtu qytetarët duhet të informohen se ligji mund ti nënshtrohet vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ndonjë iniciativë eventuale para Gjykatës kushtetuese, për epilogun duhet pritur.
Megjithatë, nëse ky ligj do të hasë në REZISTZENCË PASIVE nga funksionarë dhe administratorë shtetërorë maqedonas edhe për kundër gjobave të parashikuara, ligji nuk do të gjejë zbatim të plotë edhe për një kohë të gjatë Prap se prap bara për vënjen në zbatim të këtij ligji bie mbi shqiptarët dhe kjo duhet bërë në çdo kohë, në çdo procedurë PAS SJELLJES SË AKTEVE NËNLIGJORE .
Zbatimi i këtij ligji do të jetë sfidë e vërtetë, madje edhe mundësia që të drejtat e përcaktuara të mbeten të pashfrytëzuara, e ndërkaq ligji të futet në labirinthet e kushtetueses !
(q/a)