Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka shpallur sot në mbrëmje “10 Sportistët më të mirë të vitit 2015”. Në një mbrëmje “gala” të organizuar në mjediset e hotel “Sheraton”, KOKSH ka nxjerrë emrat e ajkës së sportit shqiptar, ata që kanë nderuar sportin kuqezi përgjatë vitit që po mbyllet.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë sportistë, trajnerë, personalitete të sportit, artit e fushave të ndryshme, drejtues Federatash dhe anëtarë të qeverisë.

Ky vlerësim i KOKSH është bërë në bazë të rezultateve të arritura nga këta sportistë në aktivitete kombëtare e atyre ndërkombëtare, në bazë edhe të propozimeve që kanë dërguar vetë Federatat. Ata u nderuan me nga një targetë nga Komiteti Olimpik, që vlerësoi rezultatet e arritura, duke premtuar edhe mbështetje për të ardhmen. Këta kampionë do të premtojnë shumë edhe për të ardhmen e ku vëmendja do të jetë Olimpiada e “Rio 2016”. /telesport

sportitet 20151-10 sportistët që u vlerësuan nga Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për arritjet e tyre në vitin 2015 janë:

1 – Luiza Gega (atletikë)

2 – Arjon Kajoshi (boks)

3 – Sabien Lilaj (futboll)

4 – Briken Calja (peshëngritje)

5 – Red Vogli (basketboll)

6 – Anton Qafarena (volejboll)

7 – Ergest Aliu (taekwondo)

8 – Jon Vrenozi (xhudo)

9 – Nikol Merizaj (not)

10 – Redi Halilaj (çiklizëm)