Klubi i futbollit Gostivari ka bërë një goditje të fortë në afatin kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për një lojtar cilësor sic është Ylber Alili nga Gobleni i Kumanovës. Ardhja e Alilit shpresohet se do të përmirësojë sulmin gostivaras. Alili sot është promovuar si futbollstë i ri dhe menjëherë do të nis stërvitjet me klubin e ri.

Gostivari është i pesti në renditjen tabelore të Ligës së dytë-perëndim me 19 pikë, 9 më pak se struga Trim Lum. Në ndeshjen e parë të sezonit pranveror më 9 mars, Gostivari e pret Teteksin.

Loading...