Fotot e vjetra nuk harrohen, por me shumë nostalgji kujtohen nga sportistë të dikurshëm. Klubi i futbollit Likova nga komuna e Likovës ka qenë një prej skuadrave më të njohura në atë rajon, duke luajtur me shumë sukses edhe në Ligën e tretë të Maqedonisë.

Gjatë pauzës dimërore mes dy stinoreve në futbollin e madh, ata merrnin pjesë në turne që organizoheshin në sallë sportive.

Ndër dashamirët me të flaktë të kësaj skuadre, Lutfi Saqipi, ka postuar një foto, duke kujtuar kur në vitin 1996-97 merrnin pjesë në turneun e futbollit që organizonte KF Bashkimi nga Kumanova çdo fund viti.

Ndërsa Aki Shukriu, sot kryetar i LFK Likovë, kujton emrat që e bashkëlojtarëve të tij të asaj kohe: Ulusi Saliu (mësues), Aki Shukriu,  Fatmir Saliu, Shenasi Rramani, Fadil Iseni, Taxhedin Iseni (në këmbë).
Ulur nga e majta në të djathtë: Shaban Ganiu, Selajdin Qaili, Zaim Shukriu, Lutfi Saqipi, Gazmend Bilalli dhe Ulusi Saliu. /lajm

Loading...