Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov u dënuar me tre vite burg në rastin “Titanik2”. Prokurorja Speciale, Fatime Fetai kërkoi paraburgim për shkak mundësisë që Mijallkov të arratiset.
Por Sasho Mijallkov u deklaruar se ai pas shqiptimit të dënimit nuk mendon që të arratiset.
“S’ka argumente se unë do të arratisem. Sjellja ime gjatë vitit të kaluar nuk ka dhënë asnjë indikacion as se kam menduar, e aq më pak planifikuar arratisje. Me ikje nuk zgjedhim asgjë. Stili im i jetës nuk është ikja. Nëse Apeli vendosë që unë duhet të shkoj në paraburgim, atëherë do ta respektoj”, ka thënë Mijallkov, raporton SHENJA.