Nissan GT-R shkrinë borën me anë të sistemit të shkarkimit të gazrave (auspuh).

Kur keni në dispozicion një parking të zbrazët, shumë borë dhe një Godzilla Nissan GT-R atëherë e vetmja gjë që shkon në mendje është “shkrirja” e kësaj bore siç edhe ndodhë në këtë video, transmeton Express.

Pronari i këtij GT-R na demonstron praktikisht se sa i dedikuar është në shkrirjen e borës me asgjë tjetër veç se me një motor V6 3.8 litër, me sistem të 4 rrotave aktive dhe një këmbë të djathtë të rëndë në pedalin e gazit.

Në fillim të vitit Nissan kishte testuar këtë model në liqenin e akullt në Suedi dhe kishte rezultuar shumë efektiv në borë dhe akull falë sistemit me 4 rrotat aktive.