Me gjasë, ky është rrëfimi rreth gruas më brutale që ka njohur bota Delphine LaLaurie. Madam LaLaurie gjymtonte dhe torturonte brutalisht robërit në tavanin e vilës së saj trekatëshe në Nju Orleans. Legjenda thotë se ajo vrau edhe burrat e saj, por kjo kurrë nuk u dëshmua. Pas një zjarri të madh, u zbulua burgu i tmerrit dhe brutalitetit, e ajo iu dorëzua autoriteteve.

E lindur si Mary Delphine Macarty në vitin 1775, Delphine kishte lindur disa fëmijë para se të martohej me burrin e tretë dhe të fundit, Leonardo Luis Nicholas LaLaurie.

Vdekjet misterioze të burrave të saj

Burri i saj i tretë ishte më i ri se ajo, gjë që ia mundësonte asaj ta kishte fjalën kryesore në familje, gjë që ishte raritet asokohe. Kjo ia kishte mundësuar Delphines që të merrej edhe me dëshirat e saj të sëmura. Ajo dyshohej se kishte vrarë burrin e saj të parë, një oficer të rangut të lartë. Burri i saj i dytë ishte doktor dhe bënte eksperimente në robër, duke i gjymtuar ata dhe duke ua thyer eshtrat, me qëllim të krijimit të njerëzve gaforre. Çdo martesë e saj mbaronte me vdekje të parakohshme, të cilat kurrë nuk u zbuluan sesi ndodhën.

Në vitin 1832 ajo ndërtoi një ndërtesë trekatëshe në rrugën Rojal, numër 1140. Madam LaLaurie ishte një figurë e dalluar në shoqëri dhe kishte lidhje të mira me zyrtarët politikanë. Derisa fshehurazi i torturonte robërit, në publik ajo sillej but me ta.

Zjarri i madh

Thashethemet nuk arritën t’ia rrënonin reputacionin Madam LaLaurie-s, deri një ditë të kobshme të vitit 1834, kur një zjarr i madh përfshiu vilën e saj. Disa javë para zjarrit, kishte thashetheme sesi një robëreshë e re e saj ishte ndëshkuar në mënyrë brutale në shtëpinë e LaLaurie-s, ku më pas kishte kërcyer nga kulmi i vilës dhe kishte vdekur. Trupi i saj thuhej të ishte varrosur në oborr. Por, meqë nuk kishte dëshmi, policia nuk kishte si të vepronte. Pasi që vila u kaplua nga zjarri, u tha se ishte gjyshja e robëreshës së vetëvrarë ajo që e kishte shkaktuar zjarrin.

Tavani i tmerrit dhe frikës

Pasi që kishte shpërthyer zjarri, fqinjët kishin shkuar që të ndihmonin në shuarjen e tij, ku madam iu thoshte atyre që t’ia shpëtonin gjësendet, e robërit që gjendeshin në katin e tretë, t’i linin, meqë nuk kishin rëndësi.

Kur zjarrfikësit hapën derën e tavanit, sa nuk u alivanosën nga era e keqe. Pamjet ishin të tmerrshme. Dhoma ishte e mbushur me gjak, fekale dhe me pjesë të trupit. Robërit ishin të lidhur me zinxhirë, me djegie dhe me pranga me maja. Disave prej tyre iu ishin prerë gjymtyrët, e edhe organet gjenitale. Thonjtë i kishin të shkulur, kurse sytë e nxjerrë. Raporton Gazeta Kosova Sot online

Arsyetimet qesharake

Kur ishte nxjerrë para autoriteteve, Madam LaLaurie kishte thënë me gjakftohtësi: “Disa njerëz të caktuar duhet të rrinë në shtëpi e të mos përzihen me të tjerët, apo t’iu pengojnë të tjerëve”. Njerëzit u tmerruan nga ajo që u gjet në tavanin e vilës, prandaj e rrënuan tërë atë vilë. Por, kjo ndodhi pasi që familja e Madam LaLauries ishte larguar nga aty. U gjetën rreth 4000 njerëz që ishin gjymtuar nga Madam LaLaurie.

Disa dekada pas shkatërrimit të shtëpisë, njerëzit thoshin se, në gërmadhat e saj, vazhdimisht shiheshin fantazmat e robërve që kishin vdekur me një vdekje të tmerrshme aty.

Loading...