Jurgen Klopp ka reaguar me shumë zemërimin në Vicent Kompany, duke thënë se ndërhyrja e belgut ka mundur t’i kushtojë Mohamed Salah me humbje të pjesës së dytë të sezonit.

Liverpool ka pësuar humbjen e parë në Premierligë, duke u mundur nga Manchester City 2:1 në ‘Etihad Stadium’.

Fitorja e Manchester Cityt ka rihapur garën për titull në ligën më atraktive të futbollit në botë.

I pakënaqur me rezultatin e shumë i zhgënjyer me gjyqtarët është deklaruar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp ka thënë se Kompany e ka merituar të ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrjen ndaj Salah, duke shtuar se ajo ndërhyrje ka mundur t’i kushtojë shumë yllit të skuadrës së tij, me humbje të pjesës së dytë të sezonit.