Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se lëndimet e shumta në skuadrën e tij mund ta kishin detyruar atë të luante me vetëm Xherdan Shaqirin dhe lojtarë të tjerë nën moshën 18-vjeçare në mesfushë.

Liverpooli nuk arriti të siguronte fitore kundër West Hamit të hënë, kur ndeshja përfundoi 1:1. Ky rezultat bën që tani skuadra e Jurgen Kloppit të mbetet vetëm tri pikë para Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Pep Guardiola dhe skuadra e tij mund të kthehen përkohësisht në pozitën e parë të tabelës këtë mesjavë, nëse arrijnë të fitojnë në ndeshjen kundër Evertonit, të mërkurën.

Liverpoolit, që i ka barazuar dy ndeshjet e fundit, i mungonin Georginio Ëijnaldum, Jordan Henderson, Joe Gomez, Dejan Lovren dhe Trent Alexander-Arnold. Kloppi beson se lëndimet e shumta i kanë shkaktuar probleme skuadrës së tij.

“Nëse dëshiron të jesh në krye të tabelës, në fund të sezonit, atëherë t’i detyrohesh të luash në situata edhe më të vështira se kjo sot, kjo është e vërteta. Natyrisht, ke nevojë që lojtarët e tu të jenë në formë të mirë fizike, kjo gjë është një ndihmë e madhe”, ka thënë Klopp.

“Lojtarët tonë të mesfushës, përveç Shaq [Xherdan Shaqirin], mund të kishin qenë 18-vjeçarë. Këta janë lojtarë brilantë dhe nëse do të kishim pasur nevojë për ta, ata do të kishin luajtur. Por kjo nuk është një situatë e përsosur”.

Shaqiri ishte vlerësuar me notën më të ulët në ndeshjen paraprake, kundër Leicester Cityt, dhe për këtë arsye nuk ishte titullar në ndeshjen e mbrëmshme. Ai u aktivizua nga stoli në minutën e 69-të, kur hyri në fushë në vend të Adam Lallanas. /Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/pasi-i-humbi-dy-pike-te-rendesishme-kloppi-flet-per-shaqirin-623407/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Loading...