Shkruan: Prof. Dr. Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët

Iluzionet janë perceptime të deformuara mbi realitetin. Iluzionet shtrembërojnë realitetin mbi bazën e perceptimit të rrejshëm për realitetin dhe mbi bazën e një keqinterpretimi. Mbi bazën e intepretimeve të shtrembëruara mbi një dekadë, tentuan që tu thonë shqiptarëve se jeni në iluzione, se nuk keni vlersim të drejtë për realitetin, se janë patriot e idealistë, se janë të dërguarit e Zotit, se gjithçka e mirë për shqiptarët buron nga ata.

Ata, korrupcionin deshën ta paraqesin si afinitet afarist.
Ata, krimin e organizuar deshën ta paraqesin si kapacitet menaxherial.
Ata, nepotizmin deshën ta paraqesin si zvoglim i papunsisë.
Ata, varfërimin e popullatës deshën ta paraqeisin si rritje ekonomike.
Ata, vrasjen dhe burgosjen e shqiptarëve deshën ta paraqesin si investim për në NATO dhe BE.
Ata, proceset e montuara politike dëshën ta paraqesin si nevojë për bashkëjetesë.
Ata, amoralitetin deshën ta paraqesin si joshje e zakonshme rinore.
Ata, luanin deshën ta paraqesin si shqipojnë.
Ata, vjedhjen e votave deshën ta paraqesin si kredibilitet të pakontestueshëm.
Ata, vëllazërimin e tyre me VMRO-në dhe Gruevskin deshën ta paraqesin si dorë e zgjatur.
Ata, edhe për 27 Prillin thanë se zdinë azgjë, e bënë jashtëtoksorët thanë.
Ata, edhe për ikjen e Gruevskit thanë se zdinë asgjë, as për amnestinë.
Ata, thanë se nuk mundet të ndyshohet kushtetuta, sështë koha, ashtu thanë edhe për gjuhën shqipe.
Ata, mbrojtjen e të akuzuarve për terrorizëm deshën ta shesin për procedurë.
Ata thanë shumë çka…………..dhe mbaroi, dhe nde tentojnë të thonë. Kot. E vërteta triumfon si çdoherë.

Është koha që të përfundon veprimi i maskarenjve. Është koha e shmebjes së iluzioneve. Rikthimi në realitet dhe normalitet. Është koha e fundit që të veprojmë dhe mos të bëhemi objekt i fatalizmit që na e servojnë. Është koha e fundit të dalim nga amza ku na kanë futur. Është koha e fundit për ndërprerjen e relativizimit të vlerave. Është koha për demokraci reale të shqiptarët. Është koha për liri.